Connect with us

Kosova

Vuçiç i del në mbrojtje Radojiçiçit/ INTERPOL i detyruar nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për urdhërarrestin e lëshuar nga organizata ndërkombëtare policore “INTERPOL”, për kryekriminelin Milan Radoijçiç dhe 11 persona të tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Mjaft e çuditshme. Urdhri i INTERPOL-it është lëshuar me kërkesë të Kosovës së pavarur”, tha Vuçiç gjatë një interviste për “TV Prva”.

Teksa ai është pyetur se a do ta arrestojë Radojiçiçin, meqë ky i fundit  mori përgjegjësinë për sulmin terrorist, presidenti serb deklaroi se “Autoritetet  shtetërore po bëjnë punën e tyre, po bëjnë një hetim dhe do të veprojnë në përputhje me rrethanat”

Duke folur për Radoiçiçin, ai ka thënë se opozita serbe nuk e quajnë më ish-nënkryetar të Listës Serbe, por “aleat të Vuçiçit”.

Më 24 shtator, një grup terrorist i prirë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i afërt i presidentit serb Vuçiç – sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, tanimë Heroin Afrim Bunjaku.

Kosova, për këtë sulm terrorist, ka akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë, e cila nuk është distancuar nga kjo ngjarje, madje ka shpallur ditë zie në nderim të terroristëve të vrarë.

Nga ana tjetër, vendet perëndimore, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar në termat më të ashpër sulmin terrorist, dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë, duke kërkuar bashkëpunimin e Serbisë pa kushte në këtë cështje. INTERPOL, gjithashtu ka lëshuar fletarrest ndaj Radojiçiç-it dhe personave të tjerë që janë identifikuar në sulmin në Banjskë.

Advertisement