Connect with us

Shkrime

Vuçiç i dorëzuar, por dhelpra ka në plan edhe një tjetër skenar

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kontribuar më së shumti për t’i sjellë serbët në veri të Kosovës në një gjendje të dëshpëruar, dhe tani ai do të tregohet si shpëtimtar i tyre, që si një manipulues suprem, kerkon që ata të kthehen në institucione dhe të organizojnë zgjedhje në veri.

Sipas shume analisteve politike, “Vucic sillet sikur nuk ishte ai që i urdhëroi serbet të largoheshin masivisht nga institucionet e Kosovës dhe pastaj të bojkotonin zgjedhjet, të cilat do t’i kishin fituar bindshëm në çdo rast.

“Vucicit më shumë i leverdiste që te thellonte krizën në Kosovë dhe serbët te ishin plehrat e tij” – ka vleresuar Shkëlzen Maliqi, filozof dhe shkrimtar nga Kosova, në një intervistë për median serbe ‘Danas’.

“Urdhri joserioz, madje budalla i Vuçicit që serbët të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, dmth nga policia, gjyqësori, autoritetet komunale etj. dhe më pas urdhri për bojkotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunash në katër komuna të veriut, e vështirësoi pozitën e serbëve atje. Tani besoj se shumë serbë janë vërtet në një situatë të dëshpëruar, veçanërisht të rinjtë qe jane te detyruar te jetojne ne nje gjendje shumë e gjatë pasigurie dhe tensioni dhe me një perspektivë te paqartë se çfarë i pret në të ardhmen e afërt dhe të larget” – ka deklaruar Maliqi.

Teksa njëkohësisht me shpalljen masave, Vuçiç ka vendosur edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi, i pyetur se si ai e interpreton kete fakt, Maliqi deklaroi:

“Blerja e 12 avionëve luftarakë francezë dhe vendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak vetëm sapo mashtron opinionin serb dhe ato shtresa militariste në Serbi që duan zgjidhjen me luftë të krizës së Kosovës. Blerja e armëve dhe retorika militariste i shërben Vuçicit për të qëndruar në pushtet, sepse ai gjoja kujdeset për një luftë të mundshme më të madhe për të cilën Serbia duhet të përgatitet, sipas logjikës, nëse lufta e Ukrainës përhapet në një luftë evropiane dhe botërore, qe sipas tij do te jete shansi i arte për ta rifituar Kosovën.

Sipas analistit nga Prishtina, “Nga njëra anë, si politikan populist, Albin Kurti, sidomos tani në periudhën e përgatitjes për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, arriti të krijojë përshtypjen se ai ka arritur ta cliroje Veriun, gje per te cilen e lavderojne propaganduesit e tij”.

….. “Albin Kurti tani mendon se politika e Vuçiçit dhe lista e tij serbe janë një teatër kukullash që ai mund ta trajtojë lehtësisht dhe kjo vetëm sap o i vë në pozitë të vështirë serbët në Kosovë. Dhe Kurti është akoma vetëm te gjysma e rrugës” – keshtu e ka vleresuar situatën aktuale në Kosovë, ish-diplomati dhe ambasadori i Serbisë, Nebojsa Vujovic.

Ai beson se këtë pozitë serbët në Kosovë e solli politika dhe lëvizjet e këqija të presidentit serb, gje te cilen qeveria e Kosovës e shfrytëzoi dhe e vuri Serbinë në një pozitë ku duhej të lypte, edhe për shkak të lëvizjeve shumë të këqija të serbëve (me urdhër të Beogradit) dhe aktorëve ndërkombëtarë.

“Gjithçka që ndodhi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, bëri që mbijetesa e serbëve në Kosovë te jete jashtëzakonisht e kërcënuar” – ka theksuar ish ambasadori, sipas te cilit “Për këtë ka kontribuar largimi i tyre nga institucionet e Kosovës gati dy vjet më parë, gjë që u bë, sic u shpreh ai, me nxitjen e Beogradit.

Vujovic beson se përveç konfliktit të vitit të kaluar mes serbëve dhe KFOR-it, këto janë lëvizje krejtësisht të gabuara.

“Bashke me Banjsken, te gjitha keto janë mëkatet e Vucicit” – theksoi Vujoviç teksa dhe shtroi pyetjen: A e ka bërë Vucic kete me pëlqimin e heshtur të vendeve të QUNT-it apo është vetëm pjesë e marrëveshjes së Ohrit që është pranuar por nuk është nënshkruar, në të cilën Serbia thjesht i tërhoqi të gjitha atributet e saj nga Kosova.

Masat e Vuçicit për Kosovën, të cilat ai i prezantoi të premten, pra pikën në të cilën ai tani kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, Vujovic i ka paraqitur në mënyrë metaforike nga këndvështrimi i tij: –

“E gjitha kjo i ngjan një elefanti që ka hyrë në nje dyqan te madh porcelani, ku ai thyen cgjen perpara, dhe pastaj ulet ne dysheme. Keshtu dhe Vucic u kujtua qe pas 72 oresh ten a tregoje si do mund ti gjisë te gjitha cka thyer me herët. Epo, nuk funksionon kështu” – theksoi ish ambasadori serb.

Vujoviç gjitashtu beson se Albin Kurti është vetëm në gjysmë të rrugës.

“Ai është nxënësi më i mirë i ideologjisë së Adem Demacit, që është krijimi i një shteti të madh shqiptar në Ballkan. Pas përfundimit të shtetësisë në Kosovë, ai do të shkojë drejt jugut të Serbisë dhe pjesës së Maqedonisë ku shqiptarët janë shumicë…” –  ka deklaruar diplomati, sipas te cilit kryeministri I Kosoves thjesht perfitoi nga dobësitë e qeverisë së Beogradit.

“Vuçic e paketoi Kosovën në një kuti, i vuri një hark dhe ia dorëzoi Kurtit” – potencoi Vujovic duke shtuar se Asociacioni eshte paketuar ne nje kuti qe brenda eshte bosh………………

Teksa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic të premten kërkoi nga kryeministri Albin Kurti dhe Bashkesia Nderkombetare qe ne veri të kthehet “gjendja e mëparshme” dhe po ashtu kërkoi themelimin urgjent të Asociacionit, pa të cilin tha se s’ka bisedime, deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns e cila beri thirrje qe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Sipas saj, Aleksander Vuçic po përdor taktikën e Vladimir Putinit duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës, duke kujtuar gjithashtu se ka kaluar gati një vit nga sulmi në Banjska dhe BE-ja akoma nuk ka sanksionuar Serbinë.

“Pas deklaratave të Presidentit Vučić, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë).

Vuçiq po ndjek strategjinë e Putinit, duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Por Kosova është një shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga pikëpamjet sektare, njerëzit e Kosovës së Veriut dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe gurë shahu në ambiciet irredentiste” – ka theksuar deputetja britanike ne reagimin e saj……………..

Ish-deputeti serb dhe kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka thënë se kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për Kosovën tregojnë qartë se veprimet e mëparshme të Beogradit kanë rezultuar të jenë të gabuara dhe të pasuksesshme.

“Tërheqja e serbëve nga policia dhe gjyqësori, si edhe bojkotimi i zgjedhjeve, i cili u bazua në idenë se grupi i Radojiçiçit do të fillonte një konflikt me ndihmën e forcave të armatosura nga Serbia, do të krijonte një lloj ‘Rajoni Autonom Serb’ i cili nuk do ta njihte autoritetin e Prishtinës (një recetë kjo e parë në fillim të viteve 1990 në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë)” – deklaroi Çanak

Për politikanin jotipik serb, i cili përveçse me bindje liberale, është ndër të rrallët që ka pranuar shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës, meqë plani ka dështuar, Beogradi tani po përpiqet ta kthejë situatën në gjendjen para incidentit të Banjskës ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Meqë plani ka dështuar, Beogradi tani po përpiqet ta kthejë situatën në gjendjen para incidentit në Banjskës, të cilin Prishtina logjikisht e refuzon. Beogradi synon ta paraqesë këtë refuzim para bashkësisë ndërkombëtare si mungesë bashkëpunimi të Albin Kurtit në zgjidhjen e çështjes së serbëve në Kosovë dhe ky është thelbi i planit’ – ka shpjeguar Çanak.

Kujtojme se shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë për Kosovën………………….

 

Advertisement