Connect with us

Rajon

Vuçiç i drejtohet kombit për situatën në Kosovë, fajëson Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij për publikun lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, tha se kryengritësit serbë nga Kosova të cilët “u rebeluan kundër terrorit të Albin Kurtit” morën pjesë në konfliktin afër qytetit të Banjces.

“Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se janë vrarë tre serbë nga Kosova. Dy sigurisht nga zjarri snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa ekziston frika se ka mbetur i vrarë edhe nje person i katërt” – deklaroi Vucic

Ai gjithashtu deklaroi se një nga personat e plagosur mund te mbijetonte por nuk eshte dashur te ndihmohej nga shqiptaret

“Kemi një regjistrim zanor të policisë në Kosovë duke qeshur dhe duke thënë: le të vdesë”, tha Vuçiç, sipas të cilit, Albin Kurti është i vetmi fajtor për atë që po ndodh në Kosovë dhe se i vjen keq që një pjesë e serbëve ranë në provokimet e tij.

“Kurti dëshiron të na fusë në luftë me NATO-n. Ky eshte i vetmi qellim I tij, dhe mendja I rri tere kohes atje” – theksoi Vucic, duke u shprehur edhe se kjo është një nga ditët më të vështira për Serbinë dhe popullin serb që nga viti 2004 dhe 2008.

“Duhet të hetojmë gjithçka vetë, në mënyrë që të shpallim të vërtetën dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje” – tha presidenti serb

 

Advertisement