Connect with us

Rajon

Vuçiç i humbi të gjitha betejat, tani Republika Srpska është bërë zëvendësuese e Kosovës

Vite më parë, qeveria në Serbi, në radhë të parë presidenti Aleksandër Vuçië, e përdori Kosovën si temë kryesore për “pompimin” e nacionalizmit. Më pas pati një përmbysje, kështu që për disa muaj i gjithë fokusi u spostua te Republika Srpska. Kuvendi i parë gjithëserb, i cili u mbajt të shtunën në Beograd, I cili duhej të ishte një “thirrje e madhe” për një bashkim tjetër të të gjithë serbëve në mbrojtje të interesave kombëtare, në fakt, sipas shume analisteve, ishte thjesht “argëtim për masat e gjera të njerëzve dhe nacionalizëm i lirë dhe pa substancë.

Kjo nuk është diçka e re që disa kriza të brendshme politike në Serbi zgjidhen duke “gatuar” një krizë të re, por në nivel kombëtar.

Ndërsa presidenti serb luftonte për Kosovën në Bruksel, Prishtinës iu dha shumë. U nënshkrua marrëveshja e Brukselit, pastaj u pranua marrëveshja e Uashingtonit, u pranua edhe Marrëveshja e Ohrit… Dhe kështu pafundësisht …

Para secilës prej këtyre lëshimeve të bëra nga qeveria serbe, kemi pasur krizë, barrikada, përplasje, ngritje avionësh, masivim të ushtrisë pikërisht pranë vijës administrative.

Teksa tani mbetet vetëm njohja formale e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, është e nevojshme që urgjentisht të largohet vëmendja e qytetarëve nga kjo disfatë dhe t’u gjehet shpresa e re… Dhe kjo është Republika Srpska.

“Edhe në kohën e demokratit Vojisllav Koshtunica, ai ka thënë se nëse humbet Kosova, atëherë është Republika Srpska. Kjo ishte një histori për të huajt, por edhe për publikun vendas dhe Milorad Dodik është gjithë kohës ishte aty, për ta bërë atë pjesë të punës se tij. Të dërgojmë mesazhe se humbja e Kosovës praktikisht nënkupton ndarjen e Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina dhe aneksimin në Serbi.

Gjatë gjithë këtyre viteve, me deklaratat e tij praktikisht, ai e bëri të pakuptimtë ekzistencën e Bosnjë-Hercegovinës, ndonëse edhe ai edhe Vuçiç e dinë shumë mirë se askush nuk do ta lejojë që të hapë një pikë të re fokale në Ballkan” – deklaroi Aleksandër Popov nga Qendra për Rajonalizëm, për gazetën “Nova”.

Advertisement