Connect with us

Rajon

Vuçiç i përgjigjet me kërcënim Xhelal Sveçlës: Do të shohim kush kë do ta arrestojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përmes një adresimi në rrjetet sociale iu ka përgjigjur ministrit Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e tij se do arrestohet ai nëse hyn në Kosovë pa leje. Vuçiq nga Nju Jorku ka një porosi për Sveçlën i cili ka deklaruar se do arrestohet Vuçiq nëse vjen në Kosovë pa leje, duke theksuar se më “shumë shqetësohet nga heshtja e perëndimit në këso deklarata, ashtu si kanë heshtur edhe në kërcënimet e Kurtit se ‘serbët do vuajnë edhe paguajnë”, ka thënë presidenti i Serbisë. “Po pres reagimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe më frikëson shume heshtja e tyre”, ka thënë Vuçiq transmeton RTS. Sipas tij, Kurti dhe Sveçla patën tentuar ta poshtërojnë djalin e tij, por nuk patën sukses dhe tash janë duke tentuar ndaj tij. “Është mëkat i tmerrshëm nëse shkon në manastir në liturgji. Kjo tregon për natyrën e tyre demokratike, por në fund do të shohim kush kë do ta arrestoj. Populli ynë thotë ‘kush qesh i fundit qesh më ëmbli’. Mua tash edhe nuk më qeshet, por di të shohim kush do qeshet i fundit”, tha Vuçiq.

Advertisement