Connect with us

Rajon

Vuçiç i qahet për serbët, Lajçaku shkon në Serbi dy herë për një muaj

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, zhvilloi një tjetër vizitë zyrtare në Serbi. Kjo është hera e dytë në 1 muaj që zyrtari i Brukselit gjendet në Beograd.

Lidhur me axhendën e tij, por edhe për vizitën, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, është përgjigjur vetëm me një “no koment”, pa dhënë asnjë shpjegim tjetër. Lajçak në Beograd u takua me presidentin Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit shfrytëzoi mundësinë për t’u ankuar sërish për atë që e konsideron një kërcënim për mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Kemi shqyrtuar mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që janë me rëndësi thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, njofton Vuçiç.

Rajon

Mitsotakis injoron ‘koncertin’ e Ramës në Athinë, zhvillon takim me presidentin Erdogan

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Ankara ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Pallatin e Bardhë.

Pas takimit kokë më kokë, do të ketë dhe një konferencë për shtyp, ndërsa pritet që kryeministri grek të largohet nga ora 21:00 nga kryeqytetit turk. Në takim janë të pranishëm dhe dy ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë, Giorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan.

Pritet të nënshkruhen dy marrëveshje mes liderëve, e para ka të bëjë me menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, ndërsa e dyta me bashkëpunimin në fushën e Shëndetësisë dhe Shkencave Mjekësore.

Kryeministri Mitsotakis mbërriti në Ankara rreth orës 15:00 ku u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Fidan dhe një delegacion i shtetit turk. Takimi mes dy liderëve ballkanik është për të ruajtur statusin e qetësisë mes dy popujve në këtë kohë turbullirash dhe luftrash.

Pritet që mes tyre të ketë edhe një darkë, ku i pranishëm do të jetë edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Patriarkanës së Konstandinopojës, i cili pranoi ftesën e presidentit Erdogan.

Çështje që ka ngjallur shqetësim ditët e fundit në Greqi, ka qenë ajo e shndërrimit të Manastirit të Chorës në xhami nga shteti turk, vetëm pak ditë para ardhjes së Mitsotakis në Ankara dhe kjo është parë si shenjë provokimi nga mediat greke.

Për Mitsotakis pavarësisht mosmarrëveshjeve me Turqinë, më mirë është të flitet se sa të mos flitet.

Continue Reading

Rajon

Silianovska e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ambasadorja e Greqisë braktis ceremoninë e betimit të Presidentes

Gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, ka ndodhur një incident.

Sipas mediave greke, teksa ajo po bënte betimin, nuk e quajti vendin e saj “Maqedoni e Veriut”, por thjesht “Maqedoni”.

Kjo ka revoltuar ambasadoren e Greqisë, Sofia Filippidou, e cila në shenjë proteste është larguar nga ceremonia e betimit.

“Vlen të theksohet se në ceremoninë e sotme nuk morën pjesë liderët e vendeve fqinje, Bullgarisë, Serbisë dhe Shqipërisë, për dallim nga ceremonia e fundit e betimit presidencial, ku mori pjesë edhe presidenti bullgar Radomir Radev.

Vendet e lartpërmendura thuhet se pretendojnë se nuk kanë marrë ftesa në kohë”, shkruan Kathimerini.

Continue Reading

Rajon

VMRO dhe koalicionit VLEN, pajtohen për “shtyllat kryesore” të kabinetit të ri

Shqiptarët, do të jene sërish pjesë e qeverisë së maqedonase, vetëm se këtë radhë në aleancë nuk do të jetë BDI-ja por koalicioni opozitar VLEN.

Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të përgjithshme VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin e qeverisë, por bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës kanë nisur dhe janë në rrugë të mbarë.

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë këtë të shtunë kanë arritur pajtueshmëri për “shtyllat kryesore” gjatë një takimi për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikatë për media pas takimit në Shkup, këto dy parti njoftuan se takimi mes liderëve partiakë ka zgjatur rreth tre ore dhe se ata janë pajtuar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit.

“Integrimi evropian, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jenë shtyllat bazë të punës së qeverisë së re”, thuhet në komunikatën e përbashkët pas takimit.

Drejtuesit e dy kampeve politike kanë bërë të ditur se, nga java e ardhshme, bisedimet do të vazhdojnë mes grupeve të punës “për të gjitha çështjet deri në finalizimin e bisedimeve për bashkëqeverisje”.

Continue Reading

Rajon

Vizita e Mitsotakis në Turqi/ Zëdhënësi i Erdogan: Mundësi serioze për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe

 “Përpjekjet e ndërsjella të sinqerta mes Turqisë dhe Greqisë do të kontribuojnë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë”, tha sot Drejtori  i Komunikimit të Presidencës Turke Fahrettin Altun, në Forumin Turko-Helen të Akademisë së Medias, të mbajtur në Stamboll.

“Lidhja mes shoqërive tona është një mundësi e madhe. Ne po jetojmë fjalë për fjalë në një kohë të pasigurisë globale. Dhe kur shikojmë skenën botërore në këtë mjedis, shohim se janë dy të vërteta lakuriq përballë nesh”, vuri në dukje Altun, ndërsa shtoi se nismat e bashkëpunimit të propozuara nga Turqia dhe Greqia janë shumë më thelbësore sot se dje.

“Ne besojmë se vizita e Mitsotakis në vendin tonë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një mundësi serioze për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe. Si Turqi dhe Greqi duhet të flasim për marrëdhëniet mes nesh dhe për problemet në këto marrëdhënie mes nesh, jo me të tjerët”, përfundoi  Drejtori i Komunikimit i Presidencës turke.

Continue Reading

Rajon

Tërmeti godet ishullin grek, epiqendra dhe magnituda

Një tërmet 3.1 ballë ka goditur ishullin grek, Kefaloni pasditen e kësaj të shtune. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 4 kilometra në veri – veriperëndim të Valsamatës me një thellësi fokale prej 16 kilometrash.

Një ditë më parë tre tërmete të tjera u regjistruan në Kefaloni me magnitudë 3.9, 4.1 dhe 3.1 ballë. Siç theksoi profesori i gjeologjisë dhe presidenti i OASP, Efthymis Lekkas, duke folur për mediat vendase, tre lëkundjet e djeshme janë pjesë e aktivitetit normal sizmik për rajonin e Jonit. “Ne po monitorojmë fenomenin, nuk ngjall shqetësim”, tha Lekkas, duke shtuar se lëkundjet pritet të vazhdojnë në të njëjtin renditje të përmasave.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING