Connect with us

Rajon

Vuçiç i qepet nga pas Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila zhvillohet deri më 19 shkurt, dhe ku marrin pjesë lider të shteteve më të rëndësishme të botës.

“Ne kemi një periudhë të vështirë përpara. Do shkoj në Mynih dhe do takohem me shumë burra shtetesh. Janë takime të vështira, por duhet të shkoj që Albin Kurti të mos bëjë atje çfarë të dojë”, theksoi Vuçiç në televizionin serb “Pink.

Kujtojmë se presidenti serb iu drejtua qytetarëve dje ekstremistëve që organizuan një protestë në qendër të Beogradit teksa tentuan të hyjnë në Presidencë dhe kërcënuan presidentin me jetë.

Ai tha se shteti nuk do të lejojë dhunë dhe do të veprojë menjëherë.

Sipas mediave serbe, pas protestës së djathtistëve pro-rusë në Beograd, Vuçiç zhvilloi  një takim me shërbimet e sigurisë.

Advertisement