Kosova
Vuçiç i rrethuar nga CIA/ Mesazhi i koduar i presidentit serb që nuk po kuptohet as nga rusët
Aleksandër Vuçiç nuk i ka mbyllur “hesapet” me ndërkombëtarët, pavarësisht bisedës së hapur dhe të gjatë.
Presidenti i Serbisë njoftoi se do të ketë sërish një takim tjetër me ambasadorët e vendet të Quint-it në Beograd. Me ambasadorin amerikan, Christopher Hill, dhe përfaqësuesit diplomatik të Francës, Italisë, Britanisë, Gjermanisë dhe BE-së, ka folur për Kosovën, konkretisht për avancimin drejt anëtarësimit në NATO dhe për aplikimin për pranim në Këshillin e Europës.
Lidhur me këto zhvillime, përmes rrjetit social Instagram, lëshoi një valë kërcënimesh të rrezikshme në drejtim të Kosovës. Madje në një prej tyre ka lëshuar një provokim duke publikuar një imazh me djalin e tij që mban veshur një bluze me hartën e Kosovës të ngjyrosur me flamurin serb, në të cilin shkruhet “Nuk ka dorëzim”.
“Për momentin nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë dhe Republika Srpska. Në ditët në vijim do ta njoh popullin e Serbisë me të gjitha sfidat që na presin. Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë, Serbia do të fitojë”, tha presidenti serb.
“Duhet të shikojmë në nivelin politik dhe diplomatik për të bërë gjithçka që mundemi, dhe sigurisht shteti i Serbisë ka përgjigje adekuate për të gjitha situatat e mundshme, edhe në lidhje me atë që do të ndodhë në Këshillin e Evropës, në mënyrë që të mos ecë përpara dhe të mos detyrohemi të bëhemi heroikë. Do të shohim se cilat janë interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë dhe si t’i mbrojmë në këto kushte pothuajse të pamundura”, u shpreh Vuçeviç.