Connect with us

Rajon

Vuçiç i zhgënjyer me deklaratën e Cameron: S’jemi protektorat i Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Britanisë së Madhe, tha se Rusia, përmes veglës së saj Serbisë, do të destabilizojë rajonin.

Paskesaj, Vuçiç u shpreh se Serbia është një vend i pavarur dhe nuk është protektorat i Rusisë, Amerikës, Britanisë, Gjermanisë apo kujtdo tjetër, por krenohet me pavarësinë e saj.

“Serbia krenohet me pavarësinë e saj dhe kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik Cameron se Serbia është protektorat i Rusisë, si dhe historitë se ne jemi ata që do destabilizojmë rajonin” –  tha Vuçiç para gazetarëve pas takimit me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandër Bocan Kharchenko.

“Eshte kthyer ne histori se jemi ne qe mbjellim tension ne Ballkan. Më duket se shumë të tjerë po punojnë për tab ere kete. Ne do të vazhdojmë të udhëheqim një politikë të pavarur si lidhur me çështjet  e Federatës Ruse ashtu edhe me çështjet e të tjerëve”, potencoi presidenti serb.

Ndërsa ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Boçan Kharçenko, u shpreh se Rusia nuk kërkon nga vendet partnere të kthehen në shtete pro-ruse, por se këto vende respektojnë interesat e tyre kombëtare, pasi kjo ofron mundësi më të mira për zhvillimin e marrëdhënieve.

“Marrëdhëniet tona dypalëshe kanë avantazhe, mundësi dhe perspektiva. Dhe kjo është arsyeja pse Rusia nuk kërkon kurrë nga një vend partner, siç është Serbia, një vend vëlla, të kthehet në një vend pro-rus” – potencoi ambasadori rus ne Beograd.

Advertisement