Connect with us

Rajon

Vuçiç: Jemi mësuar me presione e sanksione

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pretenduar se “pjesa më e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit” – formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – nuk është zbatuar për më shumë se 10 vjet, duke shtuar se aktualisht nuk ka shpresë se kjo do të ndodhë.

Ai tha gjithashtu se Serbia do të bëjë të pamundurën për të ruajtur paqen, por se në anën tjetër ekziston një shkallë e madhe e papërgjegjshmërisë.

“Ndaj Serbisë po ushtrohet presion dhe po kërcenohemi me sanksione” – ka deklaruar Vucic duke shtuar se “presionet janë diçka me të cilën jemi mësuar”

Advertisement