Connect with us

Kosova

“Vuçiç ka frikë për jetën”, Çanak: Ja çfarë rrezikon prej Milan Radoiçiçit

Nenad Çanak, ish-politikan dhe publicist serb tha se Serbia nuk ka nxjerrë mësime nga ngjarja e Banjskës. Ai u shpreh se grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën, pasi Beogradi ka një rrjet inteligjence shumë të fortë nga Rusia.

“Nuk është çështje leksionesh, është çështje vullneti politik. Mos harroni se në këtë moment e gjithë Bota po pret të shohë se çfarë do të ndodhë në Shtetet e Bashkuara, para së gjithash dhe se çfarë do të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është pyetja më e rëndësishme. Kjo është çështja e parë, e dyta ka të bëjë me mbështetjen e Ukrainës. Siç e dini, ne jemi tashmë në luftë botërore dhe është e rëndësishme ta kuptojmë këtë. Kjo luftë, sigurisht që nuk është si Lufta e Parë Botërore, ose Lufta e Dytë Botërore, kjo është një mënyrë e pazakontë për të bërë luftë, është një luftë hibride. Kombinuar me keqinterpretime, të ashtuquajturave lajme të rreme… Me këtë propagandë të tmerrshme që po vjen nga shtetet totalitare si Rusia, ku ne po përballemi me luftë të hapur në Ukrainë, gjenocid të hapur në Gaza si edhe po përballemi paqëndrueshmëri, pyetja ime eshte:pse Komuniteti nderkombetar nuk po I detyron zyrtarët e Beogradit të dorëzojnë Radojiçiq në Prishtinë?” – citohet të ketë thënë Çanak.

Sipas tij, arsyeja pse Serbia nuk e dorëzon Radoiçiçin, njërin kryesor të akuzuar për ngjarjen e Banjskës, në Prishtinë lidhet me frikën se nëse ky i fundit flet, zbulon lidhjet e fshehta me Rusinë.

“Kjo është shumë e thjeshtë. Vendimmarrësit në Serbi, së pari Aleksandër Vuçiç, e dinë shumë mirë se nëse dorëzojnë Radojiçiç, ai do të fillojë të flasë. Nëse ai fillon të flasë, atëherë do të hapet kutia më të vjetër e Pandorës të rrjeteve internacionale, pra me Rusinë, në të gjithë rajonin,  do të zbulohet udhëheqja serbe në të gjithë këtë, do të zbulohen ministra të caktuar në qeverinë serbe, e kështu me radhë” – potencoi Canak.

Advertisement