Connect with us

Rajon

Vuçiç ka kapitulluar/ Analisti politik serb flet pa dorashka

Analisti politik serb, Dragomir Angjelkoviç tha se lirimi i tre policëve të Kosovës paraqet një tjetër kapitullim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç para faktorëve ndërkombëtarë.

Ai u shpreh për agjencinë serbe të lajmeve, Beta se nuk ka dyshim që vendimi për lirimin e tre policëve të Kosovës nga paraburgimi është politik.

“Gjyqësori i Serbisë është nën kontrollin e plotë të qeverisë dhe aq sa është gjyqësori nën kontrollin e qeverisë, po aq edhe pushteti ynë është nën kontrollin e disa faktorëve të jashtëm. Sapo dikush serioz nga bota ngre zërin, Vuçiç nxiton ta ulë kokën dhe të bëjë gjithçka që i kërkohet” – tha Angjelkoviç.

Ai e krahasoi ndërmjetësimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban në lirimin e policëve të Kosovës me rolin e Viktor Chernomyrdin (ish i dërguari i presidentit rus) në atë që ai tha se ishte kapitullimi i Slobodan Millosheviçit në vitin 1999.

“Vuçiq ka Orbanin e tij, i cili është një lloj ndërmjetësi me qëllim që presidenti i Serbisë ta ruajë nderin për përdorim të brendshëm, edhe pse është kapitullim i pastër. Për Vuçiçin do të ishte më mirë sikur të mos i arrestonte policët e Kosovës dhe të mos thoshte se nuk do të shkonte në Bruksel për negociata me Albin Kurtin dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë” –  vlerësoi analisti serb.

 

Advertisement