Kosova
Vuçiç kapet me mina në dorë/ Rreshtim në Lindje, Server ballë për ballë me presidentin serb dhe Perëndimin
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka shpallur të premten e kaluar masat për anulimin e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk është më i kënaqur me refuzimin e njohjes së Kosovës, por dëshiron tani të marrë të paktën një pjesë të saj.Ndërkohë, ambasada amerikane në Beograd vazhdon të predikojë besimin se Vucic po e çon Serbinë drejt Perëndimit” – keshtu ka deklaruar profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server
Nga ana tjetër, politologu Jasmin Mujanović eshte shprehur se “Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor është e qartë. Ata e mbështesin Vuçiqin pavarësisht pikëpamjeve të tij pro-ruse, ndërsa kundërshtojnë Albin Kurtin pavarësisht pikëpamjeve të tij properëndimore, kurse në Bosnje, SHBA-të kundërshtojnë përfaqësuesit e Vuçiqit, kolegët e të cilit në Mal të Zi ndihmuan në rrëzimin e qeverisë pro-NATO”.
Sipas Serwer, e gjitha kjo është e vërtetë, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e ka humbur busullën e tij dhe tani eshtë koha për ta gjetur sërish.
Gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar, tha Server.
“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, nacionalistët serbë dhe kroatë po zhbëjnë përparimin e bërë në dekadën e parë pas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995.Në Serbi, presidenti Vuçiç mori një regjim të dobët demokratik dhe e ktheu atë në një gjysmë autokraci de facto, teksa ka shumicën në parlament, por më e rëndësishmja, ai ka përqendruar pushtetin në presidencë. Ne Kosove, Albin Kurti ushtron pushtetin sovran në veriun me shumicë serbe, por kjo në një fare mënyrë që shkakton shqetësim për amerikanët dhe Evropën.Ata duan që çdo gjë që do të shqetësonte serbët e Kosovës apo Beogradin të konsultohej dhe të jepej leje. Miqtë e Putinit tani udhëheqin Malin e Zi, i cili u bë anëtar i NATO-s në vitin 2017, kurse Maqedonia e Veriut pas zgjedhjeve rezultoi me mazhorancën aktuale qe anon nga Rusia.
Asnjë nga këto vende nuk është një prioritet në një botë ku Rusia ka pushtuar Ukrainën, Kina po kërcënon Tajvanin…por nëse diçka shkon keq në Ballkan, ajo do të përhapet shpejt diku tjetër.” – ka deklaruar Serwer, sipas te cilit, “Kërcënimi më i madh është përkushtimi në rritje i Beogradit’ ndaj asaj që ai e quan bota serbe, perms se ciles Vucic dëshiron të kontrollojë serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi.
“Administrata e Joe Biden u përpoq të qetësonte Serbinë, ta pengonte Beogradin të vepronte në përputhje me qëllimet e saj irredentiste dhe ta fitonte atë në krah te Perëndimit.Vuçiqin e lavdërojnë, i japin para, kurse ato ia mohojne Kurtit. Kjo është jokoherente.Vuçiq dhe Dodik janë të lidhur me Moskën dhe ndajnë kauzën e Serbisë së Madhe. Përkushtimi i Kurtit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës është pengesa kryesore për ambiciet e tyre.Të qetësosh Serbinë nuk funksionon. Nuk funksionon as ndëshkimi i Kosovës. Uashingtoni duhet të rivendosë politikën e tij ndaj Ballkanit në drejtime më koherente” – potencoi Daniel Serwer