Connect with us

Rajon

Vuçiç: Kemi nisur ta ndryshojmë trashëgiminë e keqe politike me Shqipërinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë nisur “ndryshimin e trashëgimisë së keqe politike” që ka ekzistuar mes dy shteteve.

“I urova mirëseardhje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Mendoj se pas një dekade heshtjeje në marrëdhëniet mes Serbisë e Shqipërisë, mes serbëve dhe shqiptarëve, ishim ne të dy ata që filluam ta ndryshonim trashëgiminë e keqe politike dhe mendoj se kemi treguar rezultate konkrete se kombet tona mund të ecin përpara dhe të bashkëpunojnë”, ka thënë Vuçiçi në konferencën e përbashkët për media me Ramën në Beograd.

Presidenti serb ka thënë se me Ramën kanë diskutuar për çështjet rajonale dhe Procesin e Berlinit.

Advertisement