Connect with us

Kosova

Vuçiç kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që bombardoi Serbinë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një takim që ka mbajtur me disa përfaqësues të studentëve serbë, ka folur mes tjerash edhe për bombardimin e Jugosllavisë dhe regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1999 nga NATO, veprim ky që rezultoi me çlirimin e Kosovës.

Presidenti serb i cili vazhdon të mbajë lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putninin, ka thënë se bazuar në përvojën e tij politike, ka parë që në botën moderne, edhe kur shkelet ndonjë parim me vetëdije, ekziston detyrimi moral që të jepej një justifikim.

Sipas kreut të shtetit serb, bota moderne tha se kishte gjetur arsye të mjaftueshme për ta ndërmarrë ate veprim dhe se i njëjti ishte i harmonizuar me normat juridike nderkombetare.

Gjithashtu Vuçiq u shpreh se në vitin 1999 Jugosllavia ishte bërë “ precedent”, por që sipas tij kjo nuk pati jehonë të fuqishme në të gjithë botën, pasi ate kohe Perëndimi ishte aq dominues politikisht e ekonomikisht sa që zëri i askujt s’mund të dëgjohej. Duke goditur Perëndimin, ai theksoi se në atë kohë askush nuk e kishte menduar se një ditë Perendimit e gjitha kjo do ti kthehej ne boomerang, dhe kete e verteton situate e sotme gjeopolitike

 

Advertisement