Connect with us

Kosova

Vuçiç KTHEN MENDJE/ Nuk kam asgjë kundër pranimit të Kosovës në KiE

“Kosova mori “dritën e gjelbër” për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që zyrtarët serbë e dënuan. Ata e quajtën këtë vendim “muzg i së drejtës ndërkombëtare”, por edhe “turp dhe skandal”. Megjithatë, askush nuk përmendi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe Planin Evropian, i mundësoi Kosovës anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare” – kështu shkruan portali serb “Nova”

Kujtojmë se Plani evropian apo “franko-gjerman” për Kosovën de facto u bë korniza e re negociuese për Kosovën dhe Serbinë në janar të vitit të kaluar.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, fillimisht ka refuzuar ta nënshkruaj, pavarësisht se ajo sipas Perëndimit, është obligative për tu zbatuar

E në këtë dokument, ndër të tjera, shkruhet se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën dhe aspiratat së saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Në nenin 4 të Marrëveshjes thuhet qartë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, dhe këtë marrëveshje e ka pranuar edhe presidenti serb, Aleksander Vuçic, çka zyrtarët serbë mesa duket e “kanë harruar” kur kanë komentuar vendimin e Komisionit.

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dhënë mendim pozitiv lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Ministri i jashtëm serb në largim, Ivica Daçic e ka quajtur një veprim të tillë “muzg të së drejtës ndërkombëtare” dhe “turp dhe skandal”, ndërsa kryenegociatori serb, i cili ka qenë pjesë e delegacionit të Vuçicit kur kanë pranuar këtë marrëveshje, Petar Petkovic, e ka quajtur “muzg i arsyes”.

Mirëpo, ata nuk thanë një gjë shumë të rëndësishme – nga erdhi ky “muzg” dhe pse Komisioni dha dritën e gjelbër për anëtarësim vetëm tani, edhe pse Kosova ka paraqitur kërkesë qysh në vitin 2022, eshte rezultat i marrëveshjes së vitit të kaluar në lidhje me planin evropian që Kosova të përfaqësohet në institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Ilir Deda nga Instituti i Shkencave Shoqërore në Vjenë, për mediumin N1.

Advertisement