Connect with us

Kosova

Vuçiç kurorëzon familjen maf*ioze, fjalimi i mprehtë i Marinika Tepiç në parlamentin serb

Deputetja dhe nënkryetarja serbe e Partisë ‘Liri dhe Drejtësi’, Marinika Tepiç, mbajti një fjalim të ashpër në Parlamentin serb, në debatin për zgjedhjen e qeverisë së re të Millosh Vuçeviçit, në të cilin tha se nuk po votohet një cabinet I ri qeveritar, por po instalohet në krye të shtetit një familje mafioze.

“Gjithçka që duhet të dini për këtë qeveri, e cila zyrtarisht do emërohet nga Millosh Vuçeviç, është se kryeministri i vërtetë do të jetë Andrej Vuçiç. Me këtë qeveri Aleksandër Vuçiç do të vendosë në fronin kryeministror vëllanë e tij. Dhe të gjithë ministrat që do të jenë nën, do votojnë siç do urdhërohen, duke e bërë të lumtur zotërinë e tyre, sepse Aleksandër Vuçiç nuk i beson më askujt për asgjë. Sot jemi dëshmitarë të të ashtuquajturës zgjedhje të Qeverisë së këtij vendi, por në të vërtetë po kurorëzohet ‘La Familia’ në krye të Serbisë. Të moshuarit kanë dëgjuar për Cosa Nostra-n, të rinjtë për Ndragheta, por thelbi është i njëjti: mafia në krye të shtetit. Janë kthyer non gratat. Gjysma e qeverisë përdor narkotikë dhe kokainë ministrore, nga më e mira. Kjo qeveri nuk është as properëndimore e as proruse, kjo është qeveria kolumbiane, me mafiozë dhe kartele kriminale. Dhe ky është interesi i vetëm i Vucicit. Çdo gjë tjetër është një mashtrim për publikun” – deklaroi opozitarja që pas zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi, u vu në krye të grevës së urisë për të demaskuar manipulimin zgjedhor.

“Duket se ata në Kombet e Bashkuara janë më rezistent ndaj politikës së Vuçiçit, se sa në Bashkimin Evropian apo në ambasadat e huaja në Serbi. Gjatë kësaj kohe qytetarët vuajnë paligjshmërinë, frikën dhe diktaturën. Reputacioni i të gjitha institucioneve serbe është shkatërruae me planifikim” – theksoi deputetja dhe nënkryetarja serbe e Partisë ‘Liri dhe Drejtësi’, Marinika Tepiç.

Advertisement