Connect with us

Rajon

Vuçiç, lojtari me katër duar/ Serwer: Politika dhe ambiciet nacionaliste të Serbisë

“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç fshihet mes Lindjes dhe Perëndimit. Ai po luan me Uashingtonin dhe Brukselin kundër Moskës dhe Pekinit, duke shpresuar të marrë atë që mundet nga të katër anët” – Kështu shkruan Daniel Server, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, sipas të cilit, Beogradi ndjek një politikë të neutralitetit ushtarak, për shembull, kryen stërvitje si me NATO-n ashtu edhe me Rusinë dhe blen armë si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi.

Serbia furnizon me armë si Rusinë ashtu edhe Ukrainën, ka refuzuar të respektojë sanksionet e BE-së kundër Moskës, por voton kundër Rusisë në disa rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënojnë agresionin rus.

Kjo politikë e jashtme “e paangazhuar” e stilit jugosllav është e lidhur me një politikë të brendshme etnikisht nacionaliste dhe me ambiciet për hegjemoninë rajonale. Duke gjykuar nga demonstratat e vazhdueshme kundër Vuçiç, ka shumë serbë që nuk janë të kënaqur me regjimin aktual, të cilin e shohin si të dhunshëm, të korruptuar dhe represiv

 

Advertisement