Rajon
Vuçiç mandaton kryeministrin e ri, kush është i zgjedhuri i presidentit serb për të qenë në krye të qeverisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur emrin e përfaqësuesit për përbërjen e qeverisë serbe duke mandatuar si kryeministër Gjuro Macut.
Gjuro Macut ka lindur në Beograd dhe ka marrë përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. Ai ishte i specializuar në mjekësinë riprodhuese dhe biologji në Universitetin e Gjenevës dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Nga viti 2015 deri në vitin 2023 ka qenë anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, shkruajnë mediat serbe.
“Shumë i qetë, i qetë, tolerant, i durueshëm dhe ndoshta eksperti më i madh në fushën e endokrinologjisë nga Vjena në Stamboll. Për krenarinë e shtetit të Serbisë, ai do të jetë mjeku i parë në krye të qeverisë që nga 1948. Tani më mbetet vetëm ta nënshkruaj në mënyrë solemne”, tha ndër të tjera Vuçiç.

