Connect with us

Rajon

Vuçiç mban shpresat te SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas një takimi me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në Beograd, tha se pret që SHBA-ja të inkurajojë Kosovën që të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara. Ai shtoi se ka pasur një “bisedë përmbajtësore dhe të hapur” me këshilltarin amerikan.

Një nga temat e diskutimit mes Chollet  dhe Vucic ishte vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe planin evropian për Kosovën, plan i cili iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Në tekstin e planit thuhet se palët janë të vetëdijshme se pacenueshmëria e kufijve dhe integritetit territorial dhe sovranitetit dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kushtet themelore për paqen, si edhe parashihet njohja e simboleve shtetërore dhe një marrëveshje e veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Derek Chollet gjatë një bisede që bëri me gazetarët në Prishtinë më 11 dhjetor tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Advertisement