Connect with us

Kosova

Vuçiç mbytet me verë franceze në bodrumin e Pallatit Elysee

Në momente të vështira politikisht për Serbinë, Aleksander Vuçic shkoi për një vizitë dyditore në Paris, ku bisedoi me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Siç tha Vuçiç, ata diskutuan për rreth 14 tema, ndër të cilat ishin industria ushtarake, inteligjenca artificiale, por edhe energjia bërthamore, si “e vetmja që garanton furnizim të sigurt me energji elektrike”.

Dhe aty ku ka bashkëpunim ekonomik, ka edhe politikë…kështu që u diskutua edhe për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për rezolutën e paralajmëruar për Srebrenicën në OKB, për marrëdhëniet me Rusinë dhe për integrimet evropiane.

Në fjalimin e fundit për publikun, Vuçic deklaroi se nuk priste shumë përsa i përket Këshillit të Evropës, sepse Macron i ka duart e lidhura.

Presidenti serb gjithashtu deklaroi në seancën e jashtëzakonshme të qeverisë javën e kaluar, se disa vende që e njohin pavarësinë e Kosovës, mund të mos e mbështesin kandidaturën e saj.

Dhe nëse Franca mund dhe do të jetë një nga ato vende dhe nëse të gjitha temat e tjera janë në funksion të kësaj, janë shprehur disa analistë.

Ish-ambasadori serb në Francë Radomir Dikliç tha se Macron kishte përgatitur një trajtim të veçantë për Vuçiçin.

Nëse Vuçic mendon se Franca do ta mbështesë Serbinë në OKB ose se do të jetë kundër hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës, mendoj se gabon. Këto janë tema rreth të cilave ka një konsensus brenda BE-së dhe është e vështirë të imagjinohet se Franca do të jetë ajo që do të shkelë konsensusin” – beson Dikliç, i cili kur bëhet fjalë për aspektin ushtarak të vizitës, e sheh atë interesante.

Ai theksoi se Serbia eshte një prodhues i madh i municioneve dhe pajisjeve që janë në përputhje me një pjesë të madhe të armëve që përdoren, për shembull, në Ukrainë.

“Vuçiç zbuloi nga Macron nëse Franca do që të marrë pronësinë e industrisë ushtarake, apo dhe të “mbush” rezervat e saj të luftës, me verë nga bodrumi i Pallatit Elysée.” – tha ish-ambasadori.

Strahinja Subotiç nga Qendra për Politika Evropiane konsideron se kjo vizitë e Vuçicit në Paris është më domethënëse se të mëparshmet, sepse vjen në një kohë kur diskutohet nëse autoritetet e Prishtinës do të luftojnë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas gjykimit të tij, Franca ka qëndrim të arsyeshëm, sepse e njeh Kosovën, por insiston në domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, si parakusht. Por Subotiç kujtoi se Macron është mbështetësi më i zëshëm i qëndrimit se Rusia duhet mposhtur dhe beson se do të thotë se Serbia duhet të bashkëpunojë më shumë me BE-në në drejtim të harmonizimit të politikës së jashtme.

“Shumë tema ishin në tryezë dhe besoj se Macron ka qene shumë më i qartë, prapa perdeve, jo në publik…

Advertisement