Connect with us

Kosova

Vuçiç me gjuhë të rëndë ndaj perëndimit, sërish me pretendime ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vazhduar të përdorë gjuhën e tij nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi. Ai është fokusuar sërish tek Kosova, për të cilën pretendon se është pjesë e Serbisë. Në një intervistë për gazetën Politika, Vucic tha se gjoja sipas tij vitin e ardhshëm perëndimi “do të përpiqet t’ia marrë Serbisë Kosovën”. “Unë nuk kam iluzione se ata do të përpiqen ta bëjnë në çdo mënyrë dhe me çdo kusht, sepse ata duhet t’i japin fund luftës në Ukrainë sa më parë të jetë e mundur, ata nuk kanë nevojë që Putini apo dikush tjetër t’i referohen Kosovës, prandaj duan ta mbyllin atë histori sa më parë. Dhe, sigurisht, para zgjedhjeve amerikane” –  tha Vuçiç. Ai sërish ka pretenduar se ballafaqohet me presion të jashtëm, duke synuar që të mbajë sa më afër shumicën në Serbi. “Për Serbinë do të jetë me rëndësi të madhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në nivelin e brendshëm për të vazhduar me progresin e mëtejshëm ekonomik, investimet, projektet e mëdha infrastrukturore, punësimin, rritjen e pagave dhe pensioneve dhe për të pasur forcë të mjaftueshme për t’i rezistuar të presioneve jashtme. Parakusht për këtë është një shumicë e qëndrueshme dhe një qeveri që do të bashkëpunojë me presidentin”, ka thënë presidenti serb. Ai ka folur gjithashtu edhe për kapitullin 35 dhe lidhje e saj me Marrëveshjen e Ohrit, me ç’rast përsëriti se nuk duhet te merret në konsideratë njohja e Kosovës. “E informova mbarë opinionin vendor dhe ndërkombëtar me atë që nuk që për Serbinë duhk behet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe as anëtarësimi në Kombet e Bashkuara apo agjencitë dhe organizatat e saj. Meqë nuk thonë se këtë e përjashtojnë këtë, por duan të gjithë marrëveshjen brenda kapitullit te 35 të negociatave me Unionin Europian, atëherë për ne është e papranueshme. Do ta vënë apo jo, nuk mund të hamend esojnë këtë moment” – potencoi Vucic.

Advertisement