Connect with us

Kosova

Vuçiç merr mbështetjen e serbëve nga Kosova

Vuçiç: Kam mbështetjen e serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi

Presidenti i Serbisë, Aleksandçr Vuçiç, deklaroi nga Beogradi se ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe. Ai tha po ashtu se Serbia nuk do të lejojë, siç u shpreh ai, kolona të refugjatëve dhe se në rundin e fundit të dialogut, Kosova ka folur për një marrëveshje përfundimtare prej gjashtë pikash.

Pas takimit me përfaqësuesit serbë nga Kosova, Vuçiç në një adresim drejtuar kombit, tha se nuk e di se cila mund të jetë zgjidhja e kompromisit për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe, që rritën tensionet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht, por do ta njoftojë dhe tentojë…

“Sapo ta kuptoj, do t’iu njoftoj. Ne do të përpiqemi, do të bëjmë më të mirën. Nëse mundemi, mundemi, nëse nuk mundemi, nuk mundemi” – tha presidenti serb.

Vuçiç tha gjithashtu se Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe shtoi se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, kërkuan të mos përballeshin me përndjekje, gjë që Vuçiç tha se ua ka garantuar dhe se nuk do të lejojë një gjë të tillë.

Ai po ashtu foli edhe për vendimin e Kosovës për dokumentin për hyrje-dalje, me vlefshmëri prej 90 ditësh. Sipas tij, lëshimi i këtyre dokumenteve për serbët nga Kosova është një “çmenduri”.

Vuçiç dhe Kurti u takuan në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që kishin synim uljen e tensioneve, por që përfunduan pa marrëveshje.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *