Connect with us

Kosova

Vuçiç ndërron sedilet/ Kolapsi politik mbi urën e Ibrit dhe dëshmia e fundit

Ish-shefi i Misionit të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nebojsha Vujoviç, ka thënë se Serbia dhe serbët në Kosovë duhet ta kuptojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk është më një lojtar i rëndësishëm politik në dialogun për Kosovën.

Ai në një intervistë për rrjetin ballkanik të lajmeve N1, theksoi se çështja e hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë është vetëm një dëshmi simbolike e kolapsit total të politikës së Vuçiçit.

“Serbia, duke përfshirë edhe serbët në Mitrovicë, më në fund duhet të hapin sytë dhe të kuptojnë se Aleksandër Vuçiç nuk është më një lojtar politik relevant në dialogun për Kosovën. Pas gjithë disfatës së tij të dhimbshme: dorëzimit të kodit telefonik, Ujmanit, tërheqja e policisë serbe, dorëzimi i targave serbe, patentë shoferët, bankat… Çështja e hapjes së urës është një dëshmi simbolike e kolapsit total të politikës së tij” –  theksoi Vujoviç dhe shtoi se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, “ishte një disfatë e madhe dhe turp për të gjithë ne Serbi”.

“Tani, duke përdorur truket e tij të vjetra, Vucic po përpiqet ta vendos disfatën tragjike kombëtare të Kosovës në sedijen e pasme dhe ta shtyjë betejën për litium në sedijen e shoferit ku dëshiron të kontrollojë timonin, transmisionin automatik dhe shpejtësinë”. Mentorët e tij i thanë se duhet ta përshpejtojë lojën” – potencoi ish-diplomati serb, sipas te cilit Vuçiç ende është larg nga humbja e “luftës politike” dhe do ta vazhdojë atë duke qenë i gatshëm për çdo gjë.

Advertisement