Connect with us

Kosova

Vuçiç në bankën e të akuzuarve/ Deputeti i Bundestagut gjerman jep fjalën

Deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviç, ka thënë se regjimi i Aleksandër Vuçiçit do të ketë pasoja për parregullsitë zgjedhore dhe ka paralajmëruar se Gjermania dhe Bashkimi Europian do të duhet “të ndërmarrin hapa më konkretë” pas raportit të dorëzuar nga OSBE-ja.

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe opozitës se zgjedhjet janë vjedhur, ende nuk ka reagim zyrtar nga Bashkimi Evropian, nga shtetet anëtare, apo edhe nga SHBA.

Sipas Juratoviç, shumica e deputetëve në Bundestag, ndajnë qëndrimin e tij për zgjedhjet në Serbi.

“Proceset që ndodhën në Serbi gjatë zgjedhjeve janë të papranueshme për çdo demokrat në BE, SHBA dhe Kanada. Nuk mund të tolerohet dhe nuk mund të heshtet më. Ndoshta jo të gjithë do të reagojnë fuqishëm ndaj gjithçkaje që ka ndodhur, por do të ketë pasoja padiskutim” – tha Juratoviç.

Ai gjithashtu siguroi se procesi i nisur në parlamentin gjerman për zgjedhjet në Serbi do të vazhdojë dhe theksoi se qëndrimi ka qenë i ndryshëm për një kohë të gjatë në krahasim me atë që ishte në kohën e ish-kancelares Angela Merkel.

“Disa gjëra thjesht nuk mund të tolerohen në Serbi në aspektin e demokracisë. Fakti që Vuçic luan me ne, nuk do tolerohet. Ai tjetër gjë thotë e tjetër bën” – potencoi deputeti gjerman.

Advertisement