Connect with us

Kosova

Vuçiç në kërcim së larti/ Ja çfarë kërcënimi bëri ai për Kosovën

“Deklaratat e shumta të evropianëve në raport me Kosovën, pavarësisht se po na zemërojnë shumë, Serbia do vazhdojë të mbetet në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian” – Kështu ka deklaruar presidenti Aleksandër Vuçiç gjatë fjalimit të tij në prezantimin e planit “Kërcim drejt së ardhmes – Serbia Expo 2027”.

“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme, pavarësisht se shpesh jemi të zemëruar me të drejtë nga  deklaratat e shumta nga Evropa, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën, për integritetin territorial të vendit tonë, Serbia dërgon një mesazh të qartë, se do të vazhdojë rrugën e saj evropiane, se do të përpiqet të përshpejtojë rrugën e saj evropiane, duke ruajtur, natyrisht, miqtë tanë tradicionalë, duke ruajtur lirinë dhe pavarësinë tonë” – theksoi në ligjëratë të drejtë presidenti serb.

Vuçiç ndër të tjera ka theksuar gjithashtu se Serbia do të vazhdojë të armatosë ushtrinë për të “ruajtur paqen” në rajon.

“Nëse dikush mendon se ne do t’i dorëzojmë diçka dikujt, të mos shpresojë, nuk do ta bëjmë. Ne do ta mbrojmë Serbinë dhe Kushtetutën e saj” – potencoi Vucic.

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe një nga të paktët në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të BE-së.

Advertisement