Kosova
Vuçiç në Kosovë? Presidenti serb përplaset me gazetarin: Nuk e pyes Kurtin
Në përfundim të konferencës para gazetarëve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkëmbyer disa fjalë me gazetarin kosovar, Gazmend Syla, i cili kërkoi t’i bënte presidentit serb disa pyetje shtesë.
Vuçiç i thotë gazetarit Syla se i ka parashtruar katër pyetje, ndërkohë që e fton në Beograd “për t’iu përgjigjur në të gjitha pyetjet”.
“Eja në Beograd te unë dhe do të të përgjigjem në gjithçka”, ka thënë Vuçiç.
Ndërkohë Syla i është kundërpërgjigjur duke i thënë Vuçiçit të vijë në Prishtinë.
“Eja në Prishtinë dhe do t’ju bëjmë më shumë pyetje”, ia kthen gazetari Syla.
Pas kësaj Vuçiç u shpreh se do të vijë në Graçanicë së shpejti.
“Sapo t më jepni atë leje demokratike, do të vi në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë”.
“A e keni pyetur Kurtin për të?”, e pyeti gazetari Syla.
Ndërkohë Vuçiç i përgjigjet që s’mund ta pyes Kurtin, por e pyet “popullin e tij”.
“Nuk mund ta pyes Kurtin, e pyes popullin tim dhe populli do që të më shohë”, u përgjigj presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.