Connect with us

Kosova

Vuçiç në Preshevë e Bujanoc/ Në Prishtinë flasin për luftë, në Beograd për zhvillim

“Në Prishtinë flitet për luftë kurse në Beograd vetëm për zhvillim” – keshtu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se nuk ka pasur dialog me Kosovën sepse nuk e ka dashur ajo pale.

“Unë kam folur gjatë gjithë kohës për zhvillimin e Serbisë dhe se si duhet të ndryshojmë. Njerëzit që duan të shkojnë në luftë nuk mendojnë sit e punojnë dhe të studiojmë më shumë, si të ndërtojmë universitete” – deklaroi kreu i shtetit serb

Duke folur per dialogun, Vuçiç tha se per momentin nuk ka dhe theksoi se “Zgjidhja e gjërave me kërcënime dhe spastrim etnik, nuk është politikë serioze dhe nuk do të sjelle rezultate”

I pyetur nëse i ka dhënë dorën Albin Kurtit, ai është përgjigjur se nuk i ka thënë asnjëherë lamtumirë.

“Mendoj se as ai nuk është i pakënaqur për këtë por as unë nuk kam qarë ndonjë herë”- ka theksuar Vuçic.

Duke folur për protestat në Preshevë, ai tha se autoritetet serbe po i dëgjojnë me vëmendje të gjithë qytetarët e Preshevës dhe Bujanovit, të gjitha vërejtjet e tyre dhe paralajmëroi se së shpejti do ta vizitojë atë pjesë të vendit.

Vucic, megjithatë, theksoi se protestat atje më shumë kanë të bëjnë me humbjen e pushtetit të forcave “prokurtiane”, veçanërisht në Bujanoc.

“Ata nuk i duan shqiptarët që janë tani në pushtet. Gjithsesi në vendin tonë, ndryshe nga situata në Prishtinë, lejohen protestat. Ne e nuk kemi problem kur demonstrojnë shqiptarët. Ne degjojme me kujdes të gjitha vërejtjet e tyre” – deklaroi Vucic

Advertisement