Connect with us

Kosova

Vuçiç në pushtet nga Kurti/ Janjiç: Monumenti mbahet në këmbë nga Prishtina

Dushan Janjic , themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike, tha se nuk ka asgjë të re kur është fjala për deklaratën e presidentes se Kosoves Vjosa Osmani në lidhje me Asociacionin, njohjen de facto dhe antarësimin në NATO.

“Janë gjithmonë të njëjtat argumente, dyshime për Vuçicin dhe bindjen e qeverisë së Albin Kurtit se ata e shohin asociacionin si përpjekje të Serbisë për ta shndërruar veriun në diçka të ngjashme me Republikën Srpska, dhe kështu ka qenë që nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2013, që është edhe baza e Asociacionit” – deklaroi Janjic

Ai shtoi se fakti që Kosova nuk i zbaton dispozitat e marrëveshjes, për të cilën u zotua me nënshkrimin e saj, është problem për bashkësinë ndërkombëtare dhe se kjo është temë e diskutimit në Bruksel dhe se ajo i përket tërësisht fushës politike.

Ai gjithashtu shtoi se pala kosovare keqpërdor çështjen e asociacionit, duke mos e trajtuar atë si temë për autonominë e komunitetit serb, por si një vetëqeverisje pakicë, e cila në Kosovë forcohet nga decentralizimi sepse pushteti komunal në Kosovë është shumë më i madh se në Serbi.

Në anën tjetër, tha Janjiç, pala serbe inkurajon këtë mendim të autoriteteve kosovare dhe faktorëve të huaj se nëse formohet asociacioni, Serbia do ta njohë Kosovën.

Janjic rikujtoi se statusi i komunitetit serb si minoritet është i ndryshëm nga statusi i pakicave tjera, sepse Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe de facto dhe de jure është çështje e integritetit territorial dhe me formimin e këtij komuniteti komunash serbe, Kosova do t’i shtonte shanset e saj per tu njohur ndërkombëtarisht si një shtet demokratik evropian.

Ai nënvizoi se çështja e pakicave është vendimtare për njohjen ndërkombëtare dhe se Kosova nuk e ka zgjidhur këtë problem dhe se në vend që Kosova të marrë këtë rrugë qe eshte edhe me e lehte qe të sigurojë një vend në Këshillin e Evropës, ato tani nuk mund të jenë anëtare me te drejta të plota sepse nuk e ka zgjidhur çështjen e pakicave dhe se autoritetet e Kosovës e kanë perceptuar problemin e komunitetit serb si barrë.

Sipas Janjiç, qeveritarët e Kosovës e kanë kuptuar se çështja e formimit të asociacionit është diçka që mund ta shfrytëzojnë për të shantazhuar Beogradin dhe se kjo vërteton se është çështje politike.

“Ja ku ata e godasin ata të dobëtin, te thembra e Akilit. Sepse vërtet, Nikolici dhe Vuçici kane folur aq shume per asociacionin dhe kane treguar se është zgjidhja e të gjitha zgjidhjeve. Pra është histori politike” – theksoi Janjiç duke potencuar se me kete qendrim, autoritetet ne Kosove duket sikur po i ngrejne me deshire një monument pushtetit autoritar të Vuçiçit

Advertisement