Connect with us

Kosova

Vuçiç nën presion/ Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë

Historiani i njohur zviceran Oliver Jens Schmit, duke komentuar situaten gjeopolitike sot ne Europe dhe Ballkan, tha se Kosova duhet të përgatitet “për një konflikt të mundshëm ushtarak”.

Ai theksoi se do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabël që ta pergatise shoqërinë per gjendje alarmi dhe për një konflikt të mundshëm.

“Do të ishte shume e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës dhe të përgatiten ato seriozisht per nje konflikt te mundshem, sesa te flitet për gjuhën dhe letërsinë” – theksoi Schmit.

Sipas tij, krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë.

“Krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Në Kosovë, rreziku i luftës diskutohet shume më seriozisht sesa në vendet e tjera evropiane. Ajo që nevojitet tani nuk janë debate për identitetin, por përgatitje serioze për një sulm apo agresion. Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë konflikt me Kosovën. Ajo është riarmatosur masivisht vitet e fundit. Megjithatë, prania amerikane në Kosovë e ka penguar Serbinë që ti përdorë ato armë. BE-ja nuk mund ta zëvendësojë SHBA-në si fuqi mbrojtëse e Kosovës. Prandaj do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile që ta pergatise shoqërinë për një konflikt të mundshëm” – potencoi Shcmitt.

Advertisement