Connect with us

Rajon

Vuçiç nevrikoset me Turqinë/ Merr dronë në Lindjen e Mesme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka folur për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se ushtria e saj po armatoset “gjithnjë e më shumë” nga Turqia kryesisht.

“Turqit u dhanë atyre automjete të blinduara shumë të fuqishme, mortaja, dronë, obusa” – tregoi presidenti serb teksa dhe theksoi se Serbia ka refuzuar të blejë armatim nga Turqia, pasi “ata kanë furnizuar Prishtinën”.

“Brenda 5 muajve do t’i marrim disa qindra deri në 1000 dronë kamikaze nga Lindjen e Mesme” –  tha presidenti serb.

Megjithatë, Vuçiq tha se forca e ushtrisë serbe “nuk krahasohet” me forcën e ushtrisë së Kosovës.

 

Advertisement