Connect with us

Kosova

Vuçiç ngroh vezët dhe zogjtë që dolën në shtator, lista e dëshirave për Kosovën

Duke komentuar kërkesat e presidentit Aleksander Vucic lidhur me veriun e Kosoves, Miodrag Marinkovic, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Qendra për Veprime Afirmative Sociale nga Mitrovica e Veriut, deklaroi se përshtypja e parë është “mospërputhja në narrativat që vijnë nga Beogradi dhe nevoja e vazhdueshme për të rrotulluar të vërtetën.

Ai theksoi se edhe pse kërkesat e Vuçiqit i “shënjestrojnë” problemet themelore me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë, ato janë formuluar si qëndrim politik, pa elementet bazë të një platforme politike dhe pa plan zbatues

“Efektet e atij pozicioni pa një plan realist për t’i arritur ato, janë të kufizuara. Nëse shihen si shpallje e përfundimit të politikës së bojkotit, e cila i shkaktoi shumë dëme komunitetit serb në Kosovë, atëherë mund të presim që serbet ne veri të shkojnë në zgjedhje, të kthehen në administratën lokale dhe në polici” – deklaroi Marinkovic.

Kurse Franz-Lothar Altman, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit, pajtohet se është e nevojshme që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës dhe të organizohen zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Megjithatë, Altman vë në dukje se, persa i përket kërkesave në lidhje me tërheqjen e njësive speciale të policisë së Prishtinës nga veriu i Kosovës, “kjo mund të ndodhë vetëm nëse policia lokale, e përbërë nga serbë dhe shqiptarë, mund të garantojë sigurinë dhe sundimin e ligjit për të gjithë –si për pakicën shqiptare në veri, ashtu dhe për shumicën serbe”.

Advertisement