Rajon
Vuçiç, një struc ballkanik
Presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se nuk ka afat kohor për miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën.
“Kushdo nga ata që do të dëshironin që kjo të ndodhte nesër, nuk mund të ndodhë dhe pikë”, tha Vuçiç, teksa ndodhej në Bullgari ku mori pjesë në nisjen e ndërtimit të një gazsjellësi.
Presidenti serb gjithashtupërsëriti se nuk ka nënshkruar asnjë document në lidhje me planin franko-gjerman.
“Nuk kam asgjë për të cilën duhet të kërkoj falje, nuk kam nënshkruar asgjë. Kam punuar me nder, kam luftuar për shtetin në përputhje me mandatin tim kushtetues”, tha Vucic
I pyetur lidhur me kërkesën e opozitës së krahut të djathtë që të refuzohet plani evropian, presidenti serb tha se kjo është e drejta e tyre demokratike.
“Nuk mendoj se dikush në Serbi do të jetë i lumtur me këtë plan”, shtoi ai.
Fjalët e Aleksandër Vucic duken si paralajmërim për atë që mund të ndodh sëshpejti. Presidenti serb çoi në parlament më 2 shkurt projektin europian. Deputetet e rrëzojnë dhe Vuçiç justifikohet. “Unë doja po s’kam ç’ti bëj deputetëve që votuan kundër”. Me një rresht, një lloj struci në stilin ballkanin, jo i panjohur për perëndimorët.