Rajon
Vuçiç: Nuk mërzitem aspak për sanksionet…Jam mësuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke komentuar sanksionet e vendosura ndaj Aleksandër Vulin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kujtuar se edhe ndaj tij janë vendosur sanksione, por se për këtë “nuk i ka interesuar”
“Ndaj meje u vendosën sanksione në vitet 1998-1999. Nuk më interesonte shumë, të them të drejtën”, tha presidenti Vuçiç dhe theksoi se politikën e tij “nuk do ta udhëheqin amerikanët, rusët apo dikush tjetër”.
“Politika që unë drejtoj duhet të jetë e mirë për Serbinë dhe popullin serb,” theksoi Vucic duke shtuar se të enjten do të përgjigjet më në detaje për temën e Non Grata të Vulin, duke vlerësuar se sanksionet “nuk janë për shkak të krimit, por për shkak të qëndrimit të Vulin ndaj Federatës Ruse”.