Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç për ‘Reuters’: Serbia do të hetojë vrasjen e policit në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka deklaruar për ‘Reuters’ se Serbia do hetojë siç e quan ai sulmin terrorist si ”përleshje me armë“ në veri. Ai u shpreh se Kosova po akuzon Serbinë për vrasjen e policit Afrim Bunjaku, dhe për këtë tha se do të ketë hetim. Por nga ana tjeter, shteti i tij shpalli ditë zie për terroristët e vrarë. Po ashtu Vuçic përsëriti pretendimin se një prej sulmueseve të vrarë është qëlluar në kokë nga Policia e Kosovës “nga një distancë prej një metër” pasi, sipas tij, ai ishte dorëzuar, duke e cilësuar këtë si “ekzekutim”. Reuters, kontaktoi me Veton Elshanin, zëdhënësin e policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Kosovës i cili hodhi poshtë pretendimin e presidentit serb “Kjo është marrëzi. Oficerët tanë nuk do ta bëjnë kurrë një gjë të tillë. Njërit prej të arrestuarve i dhamë ndihmën e parë në terren për t’i shpëtuar jetën pasi kishte pësuar lëndime“, ka thënë Elshani. Më 24 shtator një grup terrorist vrau policin, Afrim Bunjakun. Ky sulm është quajtur terrorist edhe nga Bashkimi Evropian.

Advertisement