Connect with us

Rajon

Vuçiç përgatit popullin

Sipas një sondazhi të kryer në Serbi, më shumë se gjysma e qytetarëve serb, rreth 57 për qind e tyre, besojnë se Serbia duhet të pranojë planin franko-gjerman, nëse aty përjashtohet njohja formale e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara, ndërsa 33 për qind e të pyeturve janë kundër. Nga ana tjetër, rreth 80 për qind janë kundër këtij propozimi nëse ai dokument do të nënkuptonte njohjen e Kosovës dhe hyrjen e saj në OKB, raportoi sot e përditshmja në Beograd, “Danas”duke e cituar mediumin serb “Blic” Drejtori i agjencisë “Factor plus”, Vladimir Pejiç, u shpreh se Kosova nuk është një çështje që u intereson shumë qytetarëve të Serbisë, por kur ndodhin incidente, Kosova është e para. “Danas” shtron pyetjen se a po e përgatit Presidenti serb, Aleksandër Vuciç opinionin për çështjen e Kosovës. Kësaj i përgjigjet agjencia e lajmeve “Beta”, sipas së cilës, rezultati i sondazhit është produkt i deklaratave të Vuciçit dhe zyrtarëve të tjerë.   Sipas “Beta”, pas shumë deklaratave fillestare të Vucic, Dacic e të tjerëve, se plani ishte i papranueshëm, me kohë u ndërrua diskursi teksa u arrit deri atje sa presidenti serb deklaroi se mospranimi i planit do të thotë sanksionim i Serbisë dhe prejkësaj publiku beson se do të ishte më mirë të pranohet plani. Dje Vuçiç arriti deri aty se theksoi se Serbia varet shumë nga Bashkimi Evropian dhe se nuk mund të ecë përpara pa të. Deklarata e presidenti erdhi pasi vetëm 24 orë më pare ai nënshkroi me BE një marrëveshje për donacion prej 165 milionë eurosh, si mbështetje direkte për buxhetin e Serbisë.

 

 

Advertisement