Connect with us

Kosova

Vuçiç përhap frikë ekzistenciale dhe psikozë lufte

Srdjan Susnica, jurist, kulturolog dhe publicist nga Banja Luka, që gjithashtu njihet si njohës i shkëlqyer i çështjeve politike dhe të sigurisë, veçanërisht i ndikimeve të jashtme malinje në rajon, ka theksuar se Serbia, në raport me fqinjët e saj, veçanërisht me Kosovën, vepron nga pozita e dhunës dhe provokimit të vazhdueshëm të krizave, dhe më pas u ofrohet aktorëve perëndimorë si ndërmjetësues dhe gjoja aktor konstruktiv dhe paqësor.

Beogradi, theksoi ai, thjesht ka rrëmbyer jetën e serbëve të Kosovës, i ka izoluar ata nga normaliteti, duke përhapur frikë ekzistenciale, psikozë lufte dhe ndjenjë vulnerabiliteti mes tyre.

“Beogradi nuk ka qenë kurrë i gatshëm, as tani dhe as nuk do të jetë gati ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur. Në kuadër të procesit të Brukselit, pasi Serbia nuk mund ta shmangë atë, Beogradi nuk dëshiron normalizim thelbësor, por po përpiqet të fitojë leva efektive të ndikimit në politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, për të siguruar mjete për të vazhduar ndikimin e saj malinj dhe destabilizues në politikën e brendshme” – potencoi Susnica, duke shtuar se ka mundësi që në fund të vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025 të krijohen kushtet për një stuhi të përsosur politike, e cila do të favorizonte shpërthimin e konfliktit në Ballkan.

“Aleanca Perëndimore është e vetëdijshme se Serbia dhe nacionalizmi pan-serb kanë kapacitete, burime, fanatizëm dhe vullnet për të demonstruar forcë dhe për të ndezur një konflikt të armatosur, të vogël apo të madh, në Ballkan, nëse gjykohet se është në interesin e saj apo nëse mendon tani ose kurrë” – tha Susnica, duke shtuar se Rusia, me ndihmën e Serbisë dhe Milorad Dodik mund të ndezë lehtësisht një front të ri në Evropë” – theksoi analisti i njohur.

Advertisement