Connect with us

Shkrime

Vuçiç personazhi thriller, në buzë të surrealitetit

Nga Vesna Malishiç

Nuk mbaj mend ndonjë vendim të “vështirë” dhe ka të bëjë me Kosovën, vendim i cili, që nga viti 2012 është marrë nga kreu i shtetit serb apo është nënshkruar nga Aleksandër Vuçiç, dhe pas saj kanë qëndruar me guxim edhe zyrtarët më të lartë në Serbi, pavarësisht se publiku ka qenë i privuar të dinte se çfarë, në fakt ishte nënshkruan apo pranuar, apo dhe tju shpjegohej atyre se përse këto firma, pranimi apo nënshkrimi, ishin të duhurat për qytetarët e Serbisë dhe serbët e Kosovës.

Për dymbëdhjetë vjet, për sa kohë që negociatat për Kosovën kanë vazhduar, qeveria në Beograd, plot frikë i ka ikur vendimeve e saj, I ka mohuar apo dhe varrosur, duke akuzuar plot zemërim adresime të panumërta publike. Paradoksalisht ata kanë sulmuar dhe ofenduae edhe ata që besonin se këto vendime ishin duhurat. Të gjithë ishin fajtorë për to… edhe ata që i pranuan dhe kritikët dhe folën për pasojat e tyre katastrofike. Ata në pushtet akuzuan disa se donin të njihnin Kosovën, dhe të tjerët se donin të bënin luftë me fëmijët e të tjerëve. Qeveria në Beograd më së shumti sillej sikur nuk kishte lidhje me të gjitha këto, thjesht po zgjidhte problemet që i kishin krijuar të tjerët. Dhe ata të tjerët ishin gënjeshtarë, hipokritë dhe mashtrues të botës serbe.

Dhe teksa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është duke i zgjidhur këto probleme, vendimtare, historike dhe të vështira, ai duhet ti përgjigjet një pyetje të thjeshtë: si ka mundësi që një president kaq i guximshëm dhe superior, nuk ka pasur kurrë guximin të qëndrojë pas nënshkrimeve të tij lidhur me Kosovën? Asnjëherë nuk kemi dëgjuar nga ai pse Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar në vitin 2013 është e mira dhe e rëndësishmja dhe pse të gjitha dokumentet e tjera të nënshkruara apo të pranuara nga Serbia janë të mira apo të rëndësishme. Ikja nga kjo përgjigje, do mos do të thotë se ai ka frikë se është nënshkruar diçka që është kundër interesave të shtetit serb? Apo thjesht beson se mund të bëjë bllof dhe se marrëveshjet e nënshkruara nga ai, nuk janë aspak detyruese?

Fatkeqësisht, Vuçiç mendon se froni i pushtetit mbahet më i qëndrueshëm duke e futur Serbinë në një psikozë kolektive me histori të vazhdueshme për komplote, shantazhe, poshtërime dhe ultimatume nga fuqitë e mëdha.

Përgjegjësia para popullit është një koncept pothuajse i panjohur për qeverinë serbe. Kjo është arsyeja pse politika zyrtare këtu kufizohet me surrealitetin. Dhe derisa Kosova udhëton në valët e negociatave të nënshkruara, para zgjedhjeve të fundit në Beograd, uniteti i popullit kërkohet furishëm për shkak të kërcënimit të afërt të shkatërrimit total.

Retorika dramatike për kërcënimin e shtetit serb nga Perëndimi, ende funksionon në elektorat si një formulë e provuar për qeverinë për t’i bërë qytetarët të votojnë edhe për atë që ata nuk e besojnë vërtet.

Çelësi i suksesit të kësaj qeverie ka qenë gjithmonë ndarja e shkakut dhe pasojës. Kjo është arsyeja pse hapësira e zhurmës duhet të jetë e mbushur me skenarë të çmendur katastrofikë.

Nga njëra anë disa prej tyre thonë se Perëndimi ka plane për të ndarë Vojvodinën nga Serbia. Nga ana tjetër, Aleksandar Vulin, i cili nga zemra e shërbimeve sekrete ruse përcjell shqetësimin serioz për stabilitetin e Ballkanit, por edhe për sigurinë personale të Aleksandër Vuçiçit, zbulon detajet e finalizimit të komplotit kundër Serbisë dhe Republika Srpska. Ai thotë se ajo botë e keqe perëndimore po përgatit një dramaturgji thriller – të rrëmbejë Milorad Dodik dhe të arrestojë të gjithë udhëheqjen e tij, dhe pret që Vuçiçi të pajtohet me gjithë këtë. Dhe nuk mbaron historia thrriller me kaq. Procesi i shkatërrimit të plotë të Serbisë u ndihmua nga njerëz nga rrethi më i ngushtë i Vuçiçit që punojnë për CIA-n amerikane. Natyrisht, Vulin e ka njoftuar presidentin për këtë, por Vuçiç, si një njeri me aftësi të mbinatyrshme, zakonisht e di para shërbimeve të inteligjencës se kush po ia punon prapa shpinës.

Dhe në këtë situate kaq të rënduar, kush do të merret me vogëlsira se kush dhe çfarë firmosi. Tani është koha që shumica e serbëve në Beograd të grumbullohen nën pallton e Vuçiçit. Retorika dramatike për kërcënimin e shtetit ende funksionon…

 

 

 

Advertisement