Connect with us

Kosova

Vuçiç po i lutet Kurtit që të korrigjojë gabimet me masa për Kosovën

Që politika e presidentit Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës ka përjetuar një debakël të plotë, këtë e pamë në listën e tij te shpallur me masa” – keshtu tha politikani serb Peda Mitroviç.

Ai theksoi se presidenti Vuçic tani po kërkon nga Albin Kurti që të korrigjojë gabimet që ka bërë vetë Vuçici, siç është kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.

“Nuk duhet harruar se dalja e serbëve nga institucionet e përkohshme është bërë nën sponsorizimin e autoriteteve në Beograd. Në këtë drejtim, propozimet e paraqitura nga Presidenti i Republikës janë mjaft jo bindëse dhe shërbejnë si një lëvizje tjetër që duhet të ‘elektrizojë’ opinionin publik kombëtar dhe të mbledhë publicitet për Presidentin e Republikës. Por kur lihet mënjanë dramatizimi, shihet disfata, pra shembja dhe fiaskoja e politikës ndaj Kosovës” – vleresoi Mitroviç

I pyetur nëse dialogu i nesërm mund të ndryshojë diçka, ai theksoi se as Vuçici dhe as Albin Kurti nuk janë të gatshëm për ndonjë zgjidhje konstruktive.

“Të dy e përdorin Kosovën për nevojat e tyre të brendshme politike, mbledhin pikë duke mbajtur ligjerata nacionaliste, prandaj askush nuk duhet të jetë shumë optimist për ndonjë rezultat. Ajo që është tragjike për shoqërinë tonë është se në ruajtjen e status quo-së, pala serbe është humbësi më i madh” – deklaroi Mitroviç.

Advertisement