Connect with us

Kosova

Vuçiç po kurdis bombën/ Vjen paralajmërimi i fortë

Analisti politik, Faton Mehmeti ka deklaruar se Serbia po e përdor veriun e Kosovës si ‘bombë’ të kurdisur.
“E kemi thënë disa herë, Serbia me qëllim e përdor veriun si “bombë të kurdisur” për të kërcënuar sa herë që politikanët serb zihen ngushtë mes vetes apo për qëllime përfitimi nga ndërkombëtarët. Kjo gjë duhet të marri fund një herë e përgjithmonë, banditët ae veriut janë vegël e Vuçiç për interesat e tij” – thotë Mehmeti, teksa dhe theksoi:
“Gjendja në veri normalizohet vetëm kur bandat atje të largohen apo arrestohen, ndryshe s’ka qetësi”

Analisti Mehmeti theksoi edhe se qëllimi kryesor i Vuçiqit është Asociacioni, më të cilin synon ndarjen e Kosovës.
“Qëllimi kryesor i Vuçiqit është Asociacioni, prelud për ndarje të veriut dhe bashkimin e saj me Serbi. Dua të besoj se BE dhe SHBA nuk do të bien nën kthetrat e Serbisë, ndryshe veriu gjithmonë do të mbetet vatër krize” – deklaroi Faton Mehmeti

Advertisement