Rajon
Vuçiç po shkatërron vetveten/ Sovraniteti në veri të Kosovës është i dukshëm, kjo s’diskutohet
Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, nga partia e presidentit Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet sa më parë.
Në një intervistë ai ka theksuar se “është e rëndësishme që të përfundohet ky proces, pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që deri në vitin 2030 të gjithë vendet e rajonit të jenë anëtare ne Union”.
Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Shormaz ka kritikuar Vuçiqin për menaxhimin e sulmit terrorist në Banjskë dhe ka shtuar se ndryshimet në veri te Kosoves tashmë janë të dukshme ne rrafshin e sovranitetit.
“Vuçiq ka shkatërruar vetveten me aksionin e Banjskes I cili perfundoi tragjikisht me katër jete te humbura”- deklaroi Shormaz
Ai ka kritikuar gjithashtu edhe mungesën e ndihmës nga miqtë perëndimorë që Serbia të çlirohet nga pushteti I Aleksander Vuçiqi.
“Miqtë perëndimor nuk po e ndihmojnë Serbisë që të lirohet nga Vuçiqi. Tani ka mbetur që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe puna do të përfundojë dhe në fund do të miratohet marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve”- ka deklaruar Shormaz.