Connect with us

Kosova

Vuçiç pranon Kosovën në OKB, SURPRIZA e vitit 2024

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Serbi, Slobodan Samarxhiç, duke komentuar dialogun Beograd-Prishtinë dhe hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk mund ti hedh hi syve një populli të tërë për veprimet që ka ndërmarrë, teksa dhe e akuzoi atë edhe si mashtrues

“Çdo gjë filloi menjëherë pas pranimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit në prill të vitit të kaluar”, tha Samarxhiç për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Është futur në procedurë. Vuçiç e ka pranuar, pavarësisht nëse e ka nënshkruar apo jo, ajo vlen”, ka shtuar profesori serb

“Ai e filloi me marrëveshjen për targat, dhe tani ka pranuar Këshillin e Evropës. Kosovën do ta pranojnë në OKB-në në të njëjtën mënyrë” – theksoi Samarxhiç

“Është vetëm çështje kohe, sapo të shpik ndonjë truk për të manipuluar opinionin publik në Serbi,” – potencoi Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Slobodan Samarxhiç.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha më 28 mars se Serbinë e presin “ditë të vështira” dhe se këtë e ka diskutuar edhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre, dhe me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë, duke thënë se për gjithçka do të flasë më shumë “në ditët në vijim”.

“Sot ose nesër, do merrni të gjitha përgjigjet. Situata është stabile dhe e sigurt, por a është e vështirë, është”, tha Vuçiq dhe shtoi se problemet politike me të cilat përballet Serbia “për fat të keq nuk do të largohen”.

Ai hodhi poshtë vlerësimet se Serbia po e braktis “rrugën evropiane” pas paralajmërimeve për largimin e mundshëm të saj nga Këshilli i Evropës, nëse kjo organizatë e pranon Kosovën.

Advertisement