Connect with us

Kosova

Vuçiç, qengji i pafajshëm dhe Kosova e pavarur

Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Dragan Djilas, në një intervistë për revistën javore austriake “Profil”, ka thënë se mbetet një ndër zërat e rrallë në Beograd që nuk beson se Kosova mund të jetë sërish pjesë e Serbisë, porse ka shtuar se – megjithatë – nuk është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kjo është e pamundur. Por ka një problem: Serbët etnikë që jetojnë në Kosovë po largohen çdo ditë nga atje. Çdo krizë dhe çdo incident e përshpejton këtë proces. Nëse vazhdon kështu, një ditë nuk do të ketë më serbë në Kosovë”, ka thënë Djilas
Opozitari serb gjithsesi ka mohuar se është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës me arsyetimin se edhe brenda Bashkimit Evropian janë pesë shtete – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro – që refuzojnë të njohin Kosovën si shtet të pavarur për shkak të problemeve të brendshme.
Ai ka theskuar gjithashtu se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, portretizohet brenda shtetit serb si “një njeri i fortë”, kurse jashtë vendit luan rolin e “qengjit të e pafajshëm” dhe se ai ka pranuar gjithçka që ka kërkuar Perëndimi në lidhje me Kosovën, në dhjetë vitet e fundit.

Advertisement