Kosova
Vuçiç reagon pas burgosjes së zyrtarit serb: Kurti do konflikt, ai e ka humbur mendjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ashpër pasi Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Igor Popovic, ndihmës të drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” e drejtuar nga Petar Petkoviq.
Vuçiq ka thënë se do të reagojnë ashpër, sepse siç propagandoi ai, një ditë “ky terror duhet të ndalet” dhe ka shtuar se per ngjarjen ai ka njoftuar edhe ndërkombëtarët.
I pyetur për protestat e studentëve, ai ka thënë se Serbia ka probleme më të mëdha sesa bllokuesit, dhe sipas tij, problem eshte Albin Kurti, I cili sic dhe u shpreh ai, “do të të provokojë incidente në Ballkanin Perëndimor”.
“Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme, por ne gjithmonë do të luftojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Vucic
Kujtojme se zyrtari serb Igor Popovic gjatë një tubimi në Rahovec kishte fyer rëndë UÇK-në, dhe per kete ishte arrestuar nga Policia.

