Politike
Vuçiç: Respekt për Ramën, por nuk është i autorizuar ta bëjë draft asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacion. Ai ka thënë se e respekton kryeministrin Rama por që nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Vuçic ka shtuar se Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues dhe për këtë aryse nuk mund të bëjë draf-statut për Asociacionin.
“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, ka thënë Vuçiç për median serbe.
Vuçiç shtoi se në lidhje me Asocacionin nuk ka çfarë diskutohet mnë pasi palët kanë rënë dakord në marrëveshjen me ish-kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.

