Rajon
Vuçiç: Sarajeva po përdor BE-në si Kalë Troje për të shkatërruar Republikën Srpska

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka akuzuar autoritetet në Sarajeve se po shfrytëzojnë Bashkimin Europian për të shkatërruar Republikën Srpska.
Pas një takimi me presidentin e kësaj të fundit, Milorad Dodik, Vucic ka shprehur shqetësim “për situatën në Bosnje – Hercegovinë” duke vënë në dukje potencialin e konflikteve të armatosura:
“Herën e fundit që isha në Banja Luka u kërkova presidentit Dodik që të kërkonte për të biseduar me zyrtarë në Sarajevë. Një ditë më pas përveçse një baterie fyerjesh patologjike, nuk morëm asnjë përgjigje…Ka një gëzim në Sarajevë për situatën e vështirë në Republikën Srpska.
Ata po përpiqen të përdorin BE-në si kalë Troje për projektet e tyre politike – shkatërrimin e Republikës Srpska. Kjo ka qenë ushqyer përherë nga narrativa emocionale e “hakmarrjes për Sarajevën”, por synimi racional është se “më në fund kemi shansin të zhbëjmë dhe shkatërrojmë Republikën Srpska”. Kjo është arsyeja pse revolucioni me ngjyra po kryhet në Serbi dhe pse pas tij janë të njëjtët aktorë”.
Qëndrimet e presidenti serb vijnë një ditë pasi Dodik miratoi disa dekrete sipas të cilave Gjykata e Bosnjes, Prokuroria, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i Prokurorisë, Agjencia e Hetimit Shtetëror dhe e Mbrojtjes dhe Shërbimi sekret, ndalohen të veprojnë në Republikës Srpska.

