Kosova
Vuçiç shigjeton Albin Kurtin: Marifetet e tij nuk ‘i ha’ askush
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke komentuar faktin se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se kishte sjellë në Samitin e Berlinit që u zhvillua në Tiranë edhe një dokument që kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka refuzuar ta nënshkruajë, tha se Kurti sjell shpesh letra që askush nuk i ka nënshkruar dhe nuk do ti firmosë. Sipas Kurtit, ajo ishte një deklaratë paqeje, por për Vucic, Kurti thjesht harron të thotë se deklaratën mund ta nënshkruajnë vetëm shtetet sovrane dhe të pavarura dhe nëse dikush e nënshkruan do të thotë se e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas presidentit serb, këto janë marifete të Albin Kurtit që të duket se Serbia është kundër paqes. “Ai mendon se ne jemi kalimtarë naivë ku mund të na kalojë sipër kur të dojë, por nuk mundet dot” – theksoi Vuçiç. Duke folur për samitin e zhvilluar në Tiranë, Vucic u shpreh se “Ana Brnabić veproi me mençuri. Ajo nuk donte të luftonte kundër askujt, të tjerët erdhën të luftojnë kundër Serbisë”