Connect with us

Rajon

Vuçiç, showman në New York/ Intervista në Newsmax

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste në televizionin amerikan “Newsmax”, tha se i frikësohet shumë masave të përshkallëzuara të marra së fundmi nga kryeministri Albin Kurti, dhe se Beogradi pret një “sinjal të qartë” nga administrate amerikane dhe Bashkimi Europian

“Ai po vepron vetëm e vetëm për të provokuar serbët. E pashë që reagoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, reagoi BE-ja, por nuk u bë aq sa duhet për ta bindur Kurtin që të ndalojë provokime te tilla” – tha Vuçiq, duke komentuar tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti serb kujtoi se procesi i negociatave po zhvillohet me ndermjetesimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikës, të cilat sipas tij, duhet edhe të marrin përgjegjësi kur bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Ai po ashtu ka rikujtuar se marrëveshja për asociacionin është nënshkruar para më shumë se 10 vitesh dhe se, sipas tij, Prishtina ka pasur obligim të formojë Unionin e Komunave Serbe, por nuk e ka bërë këtë

Advertisement