Connect with us

Rajon

Vuçiç shpallet kampion i demokracisë/ Nuk ka sanksione

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për TV Prva pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë së Munihut ka thënë se po të vendoste ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, “do fitonte çmimin Nobel për paqe”.

“Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe Kosova nuk është njohur, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes vendosur nga Perëndimi. Dhe të mendosh se ne as nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Do të isha kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve dhe me njohjen e Kosovës do të merrja edhe çmimin Nobel” – deklaroi Vucic

Ai është pyetur gjithashtu edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, por ka theksuar se aktualisht nuk e di ende zgjidhjen për këtë çështje.

“Kur ta di se cila do të jetë zgjidhja, do informojmë opinionin. Nuk e dimë tani për tani. Kryediplomati i Bashkimit Europian, zoti Borrelli u trondit kur Albin Kurti i tha se kishte dhënë një moratorium tremujor dhe ai po gënjen”, shtoi kreu i shtetit serb.

Sipas tij, për shkak të rezolutës së Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi, BE-ja brenda një dite humbi 10 për qind të mbështetjes në Serbi, e cila “nga 50% ra në 40% për qind”.

Advertisement