Connect with us

Kosova

Vuçiç, skllav i regjimit/ Deputeti gjerman: Kush qëndron prapa sulmit terrorist

Shefi i Komisionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin gjerman, Josip Juratoviç, duke folur për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se prioritet për Kosovën dhe Serbinë duhet që të jetë një hetim i plotë në mënyrë që një rast i tillë të mos ndodhë më, dhe se është e rëndësishme të dihet se kush qëndron prapa. “Pas atij incidenti ku pati njerëz të vdekur, dhe për mendimin tim mbetet një pyetje e hapur se kush qëndron prapa atij akti dhe si ka mundesi qe dikush, me plot indiferentizëm, të nis njerëzit të sakrifikohen” – tha Juratoviç në një intervistë për median opozitare serbe “Nova”. Duke folur për pasurinë e kreut te grupit terrorist, Milan Radojiçiç, Juratoviç theksoi se i dukej “pak qesharake” që askush nuk e kishte vënë re se dikush kishte një kapital kaq të madh dhe se ai “mblodhi armë për rreth 300-400 njerëz”. “Nuk është gjë tjetër veçse krim ordiner dhe mbrojtje e kriminelëve që fatkeqësisht kanë sunduar Ballkanin për tre dekada” – theksoi Juratovic, duke potencuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “është bërë skllav i regjimit që e krijoi vetë”, duke shtuar se një pjesë e publikut serb ka përshtypje te “gabuar” kur mendon se bashkësia ndërkombëtare po e përkrah regjimin e Vuçiç-it. Ai ka shtuar se propozimi i tij ka qenë gjithmonë që të gjitha ndihmat e BE-së për Serbinë të kushtëzohen, pra të kërkohet funksionaliteti i institucioneve dhe liria e mediave në Serbi. Ne tha si, kerkojmë funksionalitetin e institucioneve, mbi të gjitha të gjyqësorit, dhe shtypjen e krimit dhe korrupsionit, që është kanceri më i madh i të gjithë rajonit, jo vetëm i Serbisë.

Advertisement